Beyonce kush? Njerëzit janë fiksuar pas vajzës (VIDEO)

Kur ishit 7-vjeç, me çfarë merreshit ju? Me siguri po mësoni biçikletën, po pikturonit ose ishit ulur para TV duke parë filmin e preferuar. Ndërkohë, në një botë paralele, Blue Ivy Carter, vajza e Beyonce-s dhe Jay Z-së sapo u shfaq në videon e re “Spirit”, bashkë me mamanë e saj. Pak rëndësi ka mosha apo fakti që është e bija e divës, Twitter-i po fiksohet me Blue Ivy-in sepse për ta, ajo është ylli i vërtetë.

“Blue Ivy bashkë me njërën prej vajzave të Destiny Child!”- shkruan dikush në Twitter dhe shkëlqimi i Beyonce-s kaloi automatikisht tek e bija. Në videon e publikuar, (kënga e parë e albumit) e bërë posaçerisht për filmin Lion King, momenti që ka prekur më shumë njerëzit duket se është kur “Nala” (Beyonce) bashkon duart me të bijën, që shfaqet me flokë kaçurrela në ngjyrë të kuqe, e veshur njësoj me të ëmën.

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që Blue Ivy del diku dhe nuk merr gjithë vëmendjen që meriton. Si ta shpjegojmë këtë?! Është fëmija i parë i Beyonce-s dhe Jay Z-së, ç’mund të prisnim tjetër? /Anabel/