Basha me aleatët takojnë sekretarin e përgjithshëm të OSBE

Duket se situata politike në Shqipëri ka çuar në Vjenë kryedemokratin Lulzim Basha dhe aleatët e tij.

Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu dhe Agron Duka kanë zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm te OSBE, z. Thomas Greminger, si dhe përfaqësues  të tjerë të kësaj organizate, ku parashtruan krizën politike në Shqipëri dhe rrugën e zgjidhjes së saj.