Arben Malaj shkatërron imazhin e Edi Ramës në PS

Në një reagim publik, ish-ministri socialist, Arben Malaj deklaroi se kishte marrë mesazhe kërcënuese nga Sekretari i PS-së, Taulant Balla, disa ditë më parë. Mesazhet e kërcënonin që të mos fliste kundër qeverisë dhe Edi Ramës, në të kundërt do të merreshin masa! Një denoncim i tillë është skandaloz për vetë PS-në, por edhe për shoqërinë shqiptare. Ndërkohë ka plasur sherri në grupin parlamentar pasi deputetë si Ditmir Bushati, Fatmir Xhafa, Gramoz Ruçi, Niko Peleshi, Pandeli Majko, Bashkim Fino e disa të tjerë nuk pranojnë të votojnë shkarkimin, ndërkohë Taulant Ballën punon për ta larguar ish-ministrin sepse ka edhe votat e “opozitës së re”.

Edi Rama nuk ndalet. Synon dhe po kap çdo pushtet. Tani i është turrur Bankës së Shqipërisë. Mazhoranca, me një nismë idiote dhe hakmarrëse, ka nisur procesin e shkarkimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj. Një grup deputetësh të PS-së kanë mbledhur firmat për të shkarkuar ish-ministrin emblematik të financave të PS-së, ish-deputetin dhe njeriun që ka bërë programin ekonomik të PS-së, Arben Malajn. Arsyeja sipas tyre mbetet se ka “shkelur etikën”, duke kritikuar kryeministrin dhe mazhorancën për krizën politike. Në fakt Arben Malaj ka integritet dhe ka qenë ministri më i suksesshëm i PS-së, ai ka drejtuar këtë forcë politike në linjën ekonomike. Dhe nuk ka patur asnjëherë akuza, siç kanë sot ministrat e Rilindjes. Në nismën kundër Arben Malaj, veç problemit moral që ka PS-ja pasi po shkarkon një nga figurat emblematike të saj, ka dhe një problem ligjor shumë të rëndë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka një ligj që e klasifikon këtë institucion të pavarur nga qeveria. Anëtarët e saj zgjidhen nga Kuvendi, por pas zgjedhjes partitë politike, pra Parlamenti, nuk mund të shkarkojë me nismë të tijën një anëtar të këtij këshilli. Për të shmangur presionet e qeverisë dhe futjen e duarve të mazhorancës në Bankën e Shqipërisë, ligji parashikon që kërkesën për shkarkim apo për thyerje etike duhet ta paraqesin anëtarët e tjerë të Këshillit në Kuvend. Për rastin e Malajt janë disa deputetë të PS që e kanë firmosur kërkesën në shkelje të plotë të ligjit duke shënuar dhe një precedent të rrezikshëm. Ligji është bërë në mënyrë të tillë që të ndalojë orekset e qeverisë për të kapur Bankën e Shqipërisë dhe të ndalojë ndërhyrjen e mazhorancës në sektorin bankar. PS po bën të kundërtën e asaj që sugjeron ligji, madje dhe ndërkombëtarët. Procedura e shkarkimit të Arben Malaj është skandaloze dhe për mënyrën sesi kanë vepruar deputetët e PS.

Në një reagim publik, ish-ministri Malaj deklaroi se kishte marrë mesazhe kërcënuese nga Sekretari i PS-së, Taulant Balla disa ditë më parë. Mesazhet e kërcënonin që të mos fliste kundër qeverisë dhe Edi Ramës, në të kundërt do të merreshin masa! Një denoncim i tillë është skandaloz për vetë PS, të majtën, por edhe shoqërinë shqiptare. Në vitin 2019 t’i kërkosh një intelektuali që të mbyllë gojën ndryshe do të ndëshkohet është një akt kriminal. Procedura të ngjashme ndiqeshin vetëm në regjimin komunist kur vepronte ligji i Agjitacion-Propagandës. Me të njëjtën skemë, me të njëjtën mënyrë shantazhi, PS-ja e sotme dhe Rilindja po vepron kundër njerëzve që kanë kontribuar për ngritjen e kësaj partie. Çdo socialisti të papërzierë në aferat e Rilindjes do t’i vinte turp nga kërcënimi që i është bërë Arben Malajt dhe nga shantazhi që po i bëhet këto ditë. Por kryeministri e ka ndarë mendjen për ta futur në shkarkim Arben Malajn pa pyetur për shkeljen ligjore dhe duke goditur rëndë imazhin e Partisë Socialiste. E vërteta mbetet se nuk e duan të jetë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pasi aty merren vesh gjithë transanksionet financiare të bankave të nivelit të dytë, priten dhe hidhen para në treg, zhvlerësohen qindra miliardë lekë gjoja “prishura”, si kalojnë në sitë gjithë transanksionet financiare të bankave të nivelit të dytë. Dihet tashmë se ka banka të nivelit të dytë që pastrojnë para në shuma marramendëse.

Ndaj duhet shkarkuar Arben Malaj. E jo gjoja për “shkelje të etikës”!

Arben Malaj di shumë gjëra në atë Bankë! Por realisht kryeministri nuk do t’ia arrijë kurrë ta shkarkojë, pasi disa shtete të fuqishme perëndimore e duan Arben Malajn aty. Të jetë rojtar i parave dhe të raportojë për transaksionet financiare të bankave, ku flitet për korrupsion, mafie dhe terrorizëm.

Shkarkimi i Malajt do sjellë sherre në PS. Ka disa deputetë në PS që nuk e kanë humbur krejt logjikën. Si Ditmir Bushati, Fatmir Xhafa, Gramoz Ruçi, Niko Peleshi, Pandeli Majko, Bashkim Fino e disa të tjerë. Ata e dinë se përplasja për ta shkarkuar do sjellë përçarje në PS.

S.P.