Vasili: Rilindasi Rama kundër socialistit Malaj

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar për denoncimin që ish-ministri i PS-së Arben Malaj ka bërë në drejtim të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Vasili thotë se Malaj ka sakrifikuar për Partinë Socialiste dhe se sot rilindasi Rama, sipas tij kërkon pa turp shkarkimin e Malajt që është profesionist i klasit të parë.

”Sot rilindasi shkollëpak Edi Rama, paturpësisht kërkon shkarkimin e socialistit Arben Malaj njëherazi profesionist i klasit të parë. Çfarë turpi për çdo socialist, që hesht dhe çfarë faqe të zezë për ata që firmosin për shkarkimin e tij”.

Vetë Malaj, ka akuzuar se: ”Kërcënimet paralajmëruese mi ka dërguar Taulant Balla pas mos pranimt të ndërhyrje së tij edhe me SMS me rekomandime partiake në proceset për zgjedhjes në Bordin e Bankës së Shqipërisë. Shqetësimi është i protokolluar në mbledhjen e Bordit të BSh”.

Postimi i plotë i Vasilit

Rilindasi Edi Rama kunder socialistit Arben Malaj!? Ne 1992 Edi Rama kerkonte daljen jashte ligjit te Partise Socialiste dhe thoshte: “Për sa kohë PS-ja nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”. Arben Malaj ishte pjese dhe sakrifikonte per Partine Socialiste ne kohe shume te veshtira dhe kur PS luftonte per mbijetesen dhe po ne ate kohe qe Rama kerkonte daljen jashte ligjit te PS. Sot rilindasi shkollepak Edi Rama paturpesisht kerkon shkarkimin e socialistit Arben Malaj njeherazi profesionist i klasit te pare. Cfare turpi per çdo socialist, qe hesht dhe cfare faqe te zeze per ata qe firmosin per shkarkimin e tij.