“Storror”, njihuni me 7 djemtë që rrezikojnë jetën çdo ditë (VIDEO)

Nëse keni frikë nga lartësitë dhe dëshironi që të përgatisni veten tuaj për ta mposhtur, një kanal në Youtube mund t’iu vijë në ndihmë. Bëhet fjalë për grupin “Storror”, të cilët përbëhen nga vëllezërit Max dhe Benj Cave, vëllezërit Callum dhe Sacha Powell dhe miqtë e tyre të ngushtë Drew Taylor, Toby Segar dhe Joshua Burnett-Blake.

 

Që nga viti 2010 janë bërë të njohur në të gjithë botën për video-t e tyre të jashtëzakonshme, te cilat kanë arritur deri në 87 milionë shikime.

Çdo muaj ata kanë 20-40 milionë shikues në videot që publikojnë, të cilat të bëjnë “me zemër”. Janë të frikshme dhe ku gabimi më i vogël padyshim ju kushton jetën. /R.Lika-Koha Jone/