Shuhet ëndrra e Milanit, ylli i Realit transferohet në Londër

Dani Ceballos do të vijojë karrierën në Londër, por jo te Tottenhami siç ishte përfolur në ditët e fundit. Futbollisti i Realit sipas gazetës “AS” është një hap larg transferimit te Arsenali.

Në këtë mënyrë shumohet dhe dëshira e madhe e Milanit për ta pasur në skuadër për sezonin e ri, pasi mesfushori spanjoll ka zgjedhur Premier Leagues destinacionin e radhës.

Për kompletimin e transferimit pritet vetëm “Ok” përfundimtar i Zidane, për huazimin e tij te “Gunners”-at që drejtohen nga Unay Emery, duke kompletuar në këtë mënyrë repartin e mesfushës pas largimit të Ramsey-it, i cili u transferua te Juventusi. /R.Lika-Koha Jone/