“Shuhen” sherret mes Brahos dhe Tufës, fotografohen duke biseduar

Debati mes kreut të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa dhe deputetit socialist Spartak Braho kanë bërë bujë në mediat shqiptare për shkak të akuzave të njëpasnjëshme dhe të rënda që kanë hedhur ndaj njëri tjetrit.

Kujtojmë se Tufa ka ngritur edhe një padi penale ndaj Brahos dhe si dhe disa personave të tjerë të cilët i akuzon për sulme personale, fyerje dhe shpifje ndaj tij dhe institucionit që drejton, ndërkohë që ky vetë ka akuzuar Brahon sit ë përfshirë në vendimmarrje që kanë shkaktuar edhe vitkima gjatë regjimit komunist.

Ndërkohë ditën e sotme ka patur edhe një ballafaqim në Komisionin Parlamentar të Ligjeve ku janë fotografuar duke biseduar me njëri-tjetrin.