Policia spanjolle arreston kolumbianin, ku e kishte fshehur drogën

Një shtetas i Kolumbisë u arrestua në Aeroplanin Ndërkombëtar të Barcelonës, pasi policia ka gjetur nën parukën e tij gjysmë kilogrami kokainë.

Ai po udhëtonte nga Bogota në Barcelonë, teksa policia spanjolle e ka ndaluar, sepse kishte vërejtur se dukej nervoz  pasi kishte dalë nga aeroplani. Sjellja e tij e çuditshme tërhoqi vëmendjen e autoriteteve të sigurisë, të cilët pasi e ndalën vërejtën se parukën që e mbante nën kapelë ishte shumë e madhe, shkruajnë mediat e huaja.

Kur ata e panë më me vëmendje, panë se vlera e të cilës kap shumën e rreth 30 mijë eurove. Ai kishte vënë paketimin e kokainës në kokë dhe më pas e kishte mbuluar me parukë dhe kapelë.