Përplaset nga makina, humb jetën drejtuesi i biçikletës në Fier

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vajkan të Fierit.

Viktima është Shpëtim Isufaj, 63-vjeç. Ai u përplas nga një makinë ndërsa po udhëtonte me biçikletë.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e biçikletës 63-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë.

Ndërkohë raportohet se makina është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin.