Përlotet këngëtarja: I merrja fëmijët në koncerte, u vija pambuk në vesh të mos dëmtoheshin

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ditën e sotme ishte këngëtarja e hitit popullor “Doli goca n’penxhere”, Merita Halili. Ndër të tjera, Merita ka rrëfyer edhe për jetën e saj në Amerikë dhe sakrificat e mëdha që i është dashur të bëjë për të rritur 3 vajzat e saj.

“Unë kam sakrifikuar shumë si nënë, unë jam marrë shumë me vajzat, sepse Raifi në fillimet e para bënte 3 punë sepse unë i kisha të vogla vajzat dhe nuk kisha dëshirë ti çoja nëpër çerdhe, kopshte, e thashë se është më mirë ti rris vetë. Kur kisha aktivitetet i kam lënë me gra shumë të mira që ishin nga Shqipëria. Ka patur edhe momente që i kam marrë me vete, që i kam vendosur pambuk te veshët për shkak të zhurmave. Këto kanë qenë sakrificat e para të miat dhe nuk ka qenë e lehtë, i kam rritur me edukatë.”– ka rrëfyer Merita e përlotur.

Megjithëse prej kohësh është larguar nga Shqipëria, Merita nuk ka hequr dorë nga pasioni i saj për këngën. Ajo jep vazhdimisht shfaqje në skenat më prestigjoze në Amerikë, ku njihet dhe vlerësohet muzika e Ballkanit.

Për të mos humbur kontaktet me fansat e saj shqiptarë, këngëtarja ka hapur gjithashtu në llogari në Instagram, ku publikon herë pas here foto në të cilat pozon vetëm ose krah familjarëve të saj.