Partizani mbërrin në Azerbajxhan, kërkon surprizën e madhe (VIDEO)

Skuadra e Partizanit ka mbërritur në Azerbajxhan për ndeshjen e kthimit të raundit të parë eliminator të Champions League. Kampionët e Shqipërisë u nisën nga aeroporti i Rinasit me charter privat në orën e para të mëngjesit e tashmë është akomoduar në kryeqytetin Baku.

Gjatë pasditesh do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore para takimit me Qarabag-un, që do të luhet të mërkurën, në orën 19:00, në “Dalga Arena”. Ndeshja do të gjykohet nga kryesori rumun Muntean.