Nisma e PS për shkarkim, Malaj në VOA: Hakmarrje politike!

Socialistët kanë nisur procedurat për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj për shkak të “shkeljeve të rënda të etikës”, me anë të daljeve dhe prononcimeve të tij publike.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Malaj tha se argumentat që kanë paraqitur socialistët janë argumenta me nuanca të qarta politike.

Arben Malaj: Impaktin e parë të një ballafaqimi për shkelje të kodit të etikës. Unë kam kërkuar që Banka e Shqipërisë të demokratizohet në qeverisjen e saj dhe një prej tyre është edhe kodi i etikës. Argumentet që pash atje mu dukën jo thjeshtë profesionale, ligjore, por me nuanca të qarta të një hakmarrje politike.
Nëse kjo hakmarrje vjen se për shkak se unë e kam shprehur se përballë lirisë dhe karriges zgjedh lirinë, para se të jem anëtar i bordit në Bankën e Shqipërisë jam qytetar i vendit tim, banor i lagjes sime. Nëse diçka nuk bëhet mirë në qeverisjen e bashkisë, vendit, luftën politike të vendit unë shprehem dhe do të shprehem gjithmonë publikisht.