Në Spanjë janë të bindur: Interi arrin akordin për blerjen e Lukakut

Interi ka arritur akordin me Manchester United, për transferimin e sulmuesit belg Romelu Lukaku te zikaltrit, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë brenda pak ditësh.

Sipas të përditshmes “AS”, akordi mes klubeve është arritur mbi bazën e 80 milionë eurove në total dhe se tashmë pritet vetëm të përcaktohet se në sa këste do të bëhet pagesa, para se transferimi të bëhet zyrtar.

Të shtunën në mbrëmje zikaltrit do të përballen me Manchester United në International Champions Cup, në Singapor dhe aty drejtuesit e klubeve do të ulen për të zgjidhur edhe detajet e fundit të marrëveshjes.

Synimi i drejtuesve të Interit është që të vënë Lukakun në dispozicion të Contes për sfidën e 24 korrikut përballë Juventusit, e planifikuar për t’u luajtur në Nanjing të Kinës..