Mbrojtja ndërkufitare e fëmijëve viktima, Voda pret homologun grek

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda mirëpriti sot në një takim homologun grek Heracles Moskoff, Raportuesi Kombëtar për Trafikimin e Qenieve Njerëzore në takimin e parë të projektit “Shqipëria dhe Greqia, mbështetje për një mekanizëm transnacional të referimit dhe mbrojtjen ndërkufitare të fëmijëve viktima dhe viktima të mundshme të trafikimit”.

”Të dy vendet do të punojnë në përkrahje të funksionalitetit të një mekanizmi referimi transnacional dhe zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen në Shqipëri dhe Greqi për të mbrojtur dhe ndihmuar më mirë VT”, shprehet Voda.

Eleni Sourani, Ambasadore e Republikës së Greqisë përshëndeti takimin. Kjo nismë mbështetet nga Përfaqësia e Përhershme e Francës në Zyrën e OKB-së në Vienë dhe zbatohet nga Terre des hommes Albania & Terre des hommes Hellas.