Kriza politike, Presidenti Meta pret Lulzim Bashën

Mëngjesin e kësaj të marte, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në Presidencë kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ky takim vjen pas votimeve njëpartiake të 30 qershorit. Temë e diskutimit mbetet ende zgjidhja e krizës politike. Takimi ka zgjatur 40 minuta dhe kreu Basha është larguar drejt selisë blu, aty ku do të zhvillojë një takim me aleatët. Presidenti Meta, ka dekretuar datën 13 tetor si datë për zgjedhjet lokale. Kreu i Shtetit, ka zhvilluar disa takime me partitë opozitare por vetëm kryeministri Edi Rama ka refuzuar ftesën.