KLP, KLGJ dhe Magjistratura në një godinë të re, ja ku do të vendosen

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Shkolla e Magjistraturës, pritet të akomodohen në një godinë të re, që ndodhet tek ish-fusha e Aviacionit në Tiranë. Vendimi për transferimin e këtyre tre institucioneve është marrë pak ditë më parë, ku e gjithë administrata do akomodohet tek ish-godinës së Dhomës Kombëtare të Avokaturës.

Kjo godinë i është nënshtruar një rikonstruksioni total dhe pritet që në 22 korrik 2019, ambientet e saj të përurohen, duke bërë që tre institucionet kryesore të drejtësisë Shqiptare të ushtrojnë funksionet e tyre të mëtjeshme pikërisht në këtë godinë. KLP dhe KLGJ, janë dy institucione të reja që janë formuar pas ndryshimeve kushtetuese.

Për shkak se ato nuk kanë pasur ambiente, që nga koha e formimit e deri më sot këto institucione po vijojnë të ushtrojnë detyrën në ambiente provizore si tek Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme.