Klosi: Problematikat e vjetra, pa zgjidhje në Velipojë

Privatët nuk zaptojnë plazhet publike dhe autoritetin e shtetit për të paguar taksa, me mungesë sigurie për pushuesit e kontrolle për zbatimin e ligjit. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi vlerëson se ky sezon veror po kalon me probleme të vjetra, madje më keq se i shkuari.

Shembull për Klosin është plazhi i Velipojës, ku me shifra konkrete faktoi dështimin për zbatimin e ligjeve dhe këtu nuk i kurseu kritikat as për vartësit në Task Forcën e Turizmit dhe as për Bashkinë e Shkodrës drejtuar nga demokratja Voltana Ademi

”Nga 29 vetëm 17 janë të regjistruar në zyrën e Tatimeve dhe nuk paguajnë, po të paktën janë të regjistruar. Pjesa tjetër nuk janë të regjistruar. Janë me pika vrojtimi vetëm 10 prej tyre nga 29. Me vrojtues të certifikuar kemi vetëm 3”. Efekte negative në këtë situatë që haset në të gjithë bregdetin, Klosi i njeh edhe zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësisht se sipas tij numrat e turistëve janë në rritje.