Humbje e turpshme, Shkëndija eliminohet nga Champions League (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës është turpëruar këtë edicion në pjesëmarrjen në eliminatoret e Champions League, pasi është eliminuar që në turin e parë nga kampionëve e Estonisë, Nomme Kalju. Sfida e luajtur në Shkup dhuroi shumë emocione, teksa goli për rezultatin 2-1 i miqve erdhi në sekondat e fundit të kohës së rregullt.

Pas fitores 1-0 në Estoni, djemtë kuqezi duhet vetëm që të luanin për të menaxhuar sfidën e dytë, por e pësuan menjëherë nga miqtë me Ugge, ndërsa ishte Ibrahimi ai që në pjesën e dytë barazoi me penallti.

Në fund, një pakujdesi në mbrojtje dhe një vendosje e gabuar, bëri që të vinte edhe goli i dytë i Nomme Kalju me Liliu. Shkëndija në këtë mënyrë do të luajë në turin e dytë kualifikues të Europa League.