Gruaja shtyn priftin nga skena, shtangen besimtarët (VIDEO)

At Marcelo Rossi po mbante meshë në Cachoeira të Brazilit përpara besimtarëve kur një grua vrapoi drejt skenës dhe e shtyu atë nga pas. Nga videot e publikuara duket se prifti bie nga skena, ndërkohë që të pranishmit shtangen nga ajo që ndodhi.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, At Rossi nuk pësoi dëmtime nga rënia dhe vendosi që të mos e padiste 32-vjeçaren, ndërsa u rikthye për të vijuar me meshën pak minuta pas incidentit.

E reja u ndalua nga oficerët e policisë, ndërsa motivet e këtij veprimi mbeten të paqarta.