Fansat e Faydee kanë një problem me këngën ”Yalla Habibi”

Kur u mor vesh se Luana do të bashkëpunonte me Faydee, të gjithë thanë kolektivisht një “ou?” dhe e lanë me aq. Pak kohë më vonë, shkurtimisht pasi doli kënga dhe videoklipi, ajo “ou?” u kthye në diçka më shumë. Shumë fansa të këngëtarit australian, qofshin këta shqiptarë apo jo, janë të pakënaqur me zgjedhjen e bashkëpunueses. “Zëri i Faydee është i bukur dhe fantastik, por kur këndon ajo më dhembin veshët”,-shkruan një komentues. “Të adhuroj ty dhe muzikën tënde, por ajo s’ishte këngëtarja më e mirë shqiptare për të bashkëpunuar”,-thotë një tjetër.

Viijojmë me ”do të ishte shumë herë më mirë pa zërin e saj. Faydee është një këngëtar fantastik dhe s’e kuptoj e bëri të bashkëpunojë me të” dhe ”do ta adhuroja këtë këngë po të mos e kishe miksuar me zërin e saj. sidoqoftë, jam mbetem fansja jote që prej 2009-s. Shpresoj që kënga e radhës të jetë më e mirë”.

Një komentues shqiptar tregohet pak më i ashpër se të tjerët por nën një postim të Luanës. “Për këtë këngëtarin kam respekt të veçantë por s’e kuptoj si dhe kush ia mbushi mendjen të bëjë një bashkëpunim me një ”këngëtare” amatore që s’ka lidhje me muzikën e të vijë të bëjë dhe shfaqje këtu në Shqipëri. Më vjen keq që një këngëtar që e njeh gjithë bota me hite ndër vite, të këndojë me këtë”.

Këto përshtypje negative i shtohen dyshimeve se kënga “Yalla Habibi” është kopjuar nga një tjetër këngë me të njëjtin titull e Dj Antoine, publikuar korrikun e vjetshëm. Në sondazhin e Anabel, 65% e votuesve mendojnë se s’është thjesht rastësi, ndërsa 19% po.

Burimi: Anabel