Dy lojtarë dhe 40 milionë euro, Barcelona bën ofertën e radhës për Neymarin

Bisedimet mes Barcelonës dhe PSG-së për rikthimin e Neymar në “Camp Nou” kanë nisur. Kontaktet vijojnë prej gati dy muajsh, por asnjëherë në rrugë zyrtare. Ndërmjetësit po punojnë për të afruar palët që duket shumë larg për momentin në qëndrimet e tyre.

 

Klubi katalas sipas gazetës “AS” së fundmi ka ofruar Coutinhon, Dembele dhe një shumë prej 40 milionë eurosh. Një ofertë që duket qesharake për sheikun Al Khelaifi duke qesharake, edhe pse ai në fakt është shumë i zemëruar me sjelljen aspak profesionale të brazilianit.

Kërkesa e tij është e qartë, dëshiron 300 milionë euro dhe do ta lërë të lirë menjëherë Neymarin për t’u ribashkuar me Barcelonën, ekip te i cili kanë paguar 222 milionë euro. Duke marrë në konsideratë faktin që përfiton 36 milionë euro në sezon, edhe nëse do të ketë ulje, operacioni është i papërballueshëm në termat ekonomike. /R.Lika-Koha Jone/