De Ligt më në fund mbërrin në Torino: Shumë i lumtur që jam këtu (VIDEO)

De Ligt nga sot mund të quhet një futbollist i Juventusit. Mbrojtësi i talentuar holandez ka mbërritur pak minuta më parë me avion privat në Aeroportin “Caselle” në Torino.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu”, kanë qenë fjalët e para të De Ligt si bardhezi.

19-vjeçari është pritur me entuziazëm nga disa dhjetëra tifozë në dalje të aeroportit. De Ligt nesër do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën për 5 sezone me ekipin torinez nga e cila do të përfitojë 12 milionë euro në sezon. /R.Lika-Koha Jone/