‘Ç’mendim ke për Taynën? Merita: Kush është kjo?

Këngëtarja e njohur e këngëve popullore, Merita Halili është vënë në siklet kur ështe pyetur lidhur me reperen Tayna. E ftuar në “Rreze Dielli”, Merita u pyet se cili ishte mendimi i saj lidhur me këngëtaren e re, e cila është më e dëgjuara e momentit. “Nuk e njoh dhe nuk mund të jap një opinion. Të më fali goca, mund të jetë shumë e talentuar, por ngaqë kam 23 vjet në Amerikë, nuk e kam ndjekur”, tha Merita Halili.