Bëri hundën operacion, gjen vdekjen tragjikisht 21-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Formia, Itali.

Maria Chiara Mete, 21 vjeç humbi jetën pas një operacioni në hundë, të cilin e kreu në klinikën private Casa del Sole.

Truri i saj ndaloi së punuari për shkaqe që nuk janë zbardhur ende.

Më 17 qershor ajo iu drejtua klinikës për kryer rimodelimin e hundës, por nuk dihet se çfarë shkoi keq gjatë operacionit që çoi deri në vdekjen e saj.

Ata dyshonin gjithashtu se e bija kishte reaguar keq ndaj barnave që i ishin injektuar gjatë ndërhyrjes për të ulur presionin e gjakut dhe për të reduktuar gjakderdhjen.

Pas komplikacioneve, ajo u dërgua në Latina në një tjetër spital, por mjekët i thanë familjarëve se e reja ishte tashmë me “tru të vdekur dhe nuk do të rikuperohej kurrë.”

Pasi pësoi atak kardiak, 21-vjeçarja përfundoi në koma.

Familjarët e të rese kishin dyshime të forta se Marias i ishin prerë tubat e oksigjenit dhe bënë të mundur sekuestrimin e tyre me vendim gjykate, në mënyrë që të niste hetimi për rastin.

Në lidhje me rastin  ka nisur një hetim dhe priten rezultatet e autopsisë të së resë.