Atletico pranë firmës me Trippier, shuhet ëndrra e Hysajt

Tottenham është pranë shitjes së Kieran Trippier. Sipas lajmeve të fundit të “Football.london”, mbrojtësi nuk do të udhëtojë me skuadrën për fazën përgatitore që do të zhvillohet në Azi. Akordi me “Los Colchoneros” është pranë finalizimit.

 

“The Telegraph” bën me dije se Atletico do të derdhë në arkat e “Spursa”-ve rreth 25 milionë euro. Ai do të jetë titullar në Madrid, ndërkohë që për Tottenham, Serge Aurier dhe Kyle Walker-Peters janë dy alternativat mjaft të mira, pa harruar as Foyth.

Ky i fundit luajti në krahun e djathtë me Argjentinën në Kupën e Amerikës. Në këtë mënyrë mund të shumohet edhe kalimi i Hysajt te Atletico pas afrimit të Tripier. /R.Lika-Koha Jone/