United kërkon 200 milionë euro, gazeta “AS” zbulon çmimin real të Pogba-s

Pogba vijon të jetë në qendër të merkato europiane. Mesfushori francez ka kërkuar largimin nga Manchester United, por drejtuesit e Djajve të Kuq nuk kanë ndërmend që të lanë të lirë.

Juventusi është tërhequr nga gara, pasi kërkesa e klubit anglez është 180-200 milion euro. Një shifër e ekzagjeruar edhe për Real Madridin, që nuk ka ndërmend që të investojë një shifër të tillë.

Gazeta “AS” raporton që Fiorentina Perez sipas edhe vlerësimeve të CIES është gati për të investuar për të 102 milionë euro, që duket se është e pamjaftueshme për të bindur United. Kërkesa e parë e Solskjaerit për të ka qenë 150 milionë euro, ndaj dhe do të jetë thuajse e pamundur që kjo lëvizje të realizohet në këtë shifër. /Koha Jone/