“Thyerësi i Kodeve” naziste – Kush është njeriu imazh i kartëmonedhës së re 50 paund?

Matematikani Alan Turing, i cili ndihmoi Britaninë të fitojë Luftën e Dytë Botërore me ‘thyerjen e tij te kodeve’, i cili kreu vetëvrasje pasi u dënua për homoseksualitetin e tij, do të shfaqet në kartëmonedhën e ardhshme prej 50 paund të Bankës së Anglisë, bëri me dije BoE të hënën. “Si babai i shkencës kompjuterike dhe inteligjencës artificiale, si dhe heroi i luftës, kontributet e Alan Turing ishin shumë të vyera dhe largpamëse“, tha Guvernatori BoE Mark Carney. “Turing është një gjigant mbi supet e të cilit qëndrojnë kaq shumë njerëz tani”.

Makina elektro-mekanike e Turing, një paraardhës i kompjuterëve modern, zbuloi kodin “e pathyeshëm” Enigma të përdorur nga Gjermania naziste. Puna e tij në Bletchley Park, qendra britanike për thyerjen e kodeve të kohës së luftës, u kreditua me shkurtimin e luftës dhe shpëtimin e mijëra jetëve.

Por ai u zhvesh nga funksionet e tija dhe u kastrua kimikisht me injeksione hormonesh femërore, pasi u dënua për akte të pahijshme në vitin 1952 për marrëdhënie seksuale me një burrë. Homoseksualiteti ishte i paligjshëm në Britani deri në vitin 1967. Turing vrau veten në vitin 1954, 41 vjeç, me cianid. Atij ju dha një falje e rrallë mbretërore nga Mbretëresha Elizabeta në vitin 2013 për dënimin penal që çoi në vetëvrasjen e tij.

Përpos imazhit të Turing, kartëmonedha e re do të paraqesë një tabelë dhe formula matematikore nga një studim i 1936 të Turing mbi numrat e llogaritshëm, imazhin e një kompjuteri pilot dhe vizatime teknike për makinat që u përdorën për të thyer kodin Enigma. 50 paundi i ri, do të përfshijë gjithashtu një citim nga Turing rreth lindjes së inteligjencës së makinës: “Ky është vetëm një parakusht i asaj që do të vijë dhe vetëm hija e asaj që do të jetë.”

Turing u përzgjodh nga BoE nga një listë e shkurtër kandidatësh nga fusha e shkencës dhe e matematikës, duke përfshirë kozmologun Stephen Hawking. 50 paundi aktual përmban inxhinierin James Watt dhe partnerin e tij të biznesit, Matthew Boulton, i cili zhvilloi dhe tregtoi motorin me avull në fund të shekullit të 18-të. Kjo kartëmonedhë është më e madhe e BoE-së dhe përdoret rrallë në transaksionet ditore. Banka bën me dije se ajo do të hidhet në qarkullim në fund të vitit 2021. (Reuters)

*Material i përgatitur nga portali SCAN