Spiropali reflekton pas këshillës së Luan Ramës…

Një status i ministres Spiropali nuk i ka shpëtuar vemendjes së zëvendëskryetarit të LSI-sē Luan Rama, i cili ka gjetur në tekstin e saj një lajthitje që më shumë se gjuhësore, është etike.
Me elegancë e xhentilesë, gazatari në këtë rast me formim filologu, Luan Rama nuk e ka pëlqyer që ministrja e preferuar e Edi Ramës e cila e quan shefin e vet Skenderbe, i është drejtuar çiftit Kadare me “ky” dhe “kjo”.
Ja çfarë komenti ka bërë Luan Rama në faqen e Spiropalit në instagram:

Një këshillë për ty Elisë.
Jo vetëm në kuptimin etik, por as në atë njerëzor, nuk mund t’u drejtohesh dy njerëzve të shquar, shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare dhe bashkëshortes së tij, shkrimtares Elena Kadare, me përemrat dëftorë “ky” dhe “kjo”!
Është mungesë respekti, është fyese. Është shenjë arrogance dhe mungesë e kulturës gjuhësore.
Sepse Ismail dhe Elena Kadare nuk janë “ky” dhe “kjo” për askënd.
Askush më parë dhe askund ku është folur dhe shkruar për Ismail Kadarenë dhe bashkëshorten e tij Elenë, nuk ka guxuar që t’u drejtohet me “ky” dhe “kjo”.
Edhe nëse je nisur nga dëshira për të dëshmuar kofidencë, siç ka më shumë gjasë të jetë, nuk janë përemrat dëftorë që e mundësojnë këtë. Gjuha shqipe ka plot fjalë të tjera që mund të përdoren në kësi rastesh.
Ju jeni vajzë e shkolluar dhe duhet ta keni mësuar që herët se sa e rëndësishme është etika e komunikimit me të tjerët, sidomos me më të mëdhenjtë.
Edhe fakti që jeni ministre nuk jua lejon këtë cënim të etikës, përkundrazi ju detyron më shumë.
Sepse në fakt dëshmon për më shumë se sa vetëm mungesë etike.
Shpresoj ta mirëkuptoni këtë këshillë miqësore.
Faleminderit!

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Spiropalit, e cila menjeherë e ka korrektuar statusin e saj, dhe nderkaq e ka fshirë edhe komentin e Luan Ramës postuar në faqen e saj.

Ja dy statuset e Spiropalit, ne te dy variantet: