Siç nuk e keni parë! Jonida Shehu pozon me bikini

Jonida Shehu është një prej moderatoreve më korrekte sa i takon pamjes dhe veshjeve të saj në ekran.

Asnjëherë e tepruar, gjithmonë elegante dhe me stilin e saj, Jonida nuk zhgënjen.

Por këtë të diel ajo ka publikuar një fotografi me bikini, duke lajmëruar kështu nisjen e pushimeve.

Jonida ka pozuar me bikini të kuqe dhe kapele në kokë, ku duhet thënë se duket mjaft këndshëm.

Edhe në këtë rast Jonida vjen me një pamje të këndshme nga deti, por pa ekspozuar hiret trupore.