Rusia prezanton teleskopin, i cili do të zbulojë rrezet X që ndodhen në hapësirë

Rusia ka prezantuar një teleskop të fuqishëm, i cili do të zbulojë rrezet X që ndodhen në hapësirë. Spektr-RG, është vënë në punë të shtunën, në Kazakistan.

Roscosmos, agjencia ruse e studimit të hapësirës, ​​thotë se teleskopi do të sigurojë njohuri të reja mbi sjelljen e ‘’përshpejtuar’’ të zgjerimit kozmik. Kjo do t’i lejojë kërkuesit të gjurmojnë strukturën hapësinore, në një shkallë më të gjerë të universit.

Spektr-RG, do të shkojë në një pozicion unik në sistemin diellor ku objektet mund të ruajnë pozicionin e tyre në lidhje me diellin dhe planetet që e orbitojnë atë. E vendosur 1.5m km nga Toka, L2 është veçanërisht ideale për teleskopët si Spektr-RG. Nëse gjithçka shkon mirë, do të arrijë në pozicionin e saj të caktuar në tre muaj.

Nëse Spektr-RG arrin me sukses L2, atëherë kjo do të jetë anija e parë ruse që do të veprojë përtej orbitës së Tokës që nga epoka sovjetike.