Raporti i Antidrogës italiane, ish-ministri: Ka fusha të mbjella në malësinë e Krujës, Dukagjin, Tepelenë, Vlorë, Mirditë

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka reaguar për raportin e fundit të Antidrogës Italiane ku vendi ynë
mbetet kanali kryesor i transportit të marijuanës përmes detit Adriatik dhe shtetasit shqiptarë të arrestuar e të denoncuar për trafik lëndësh narkotike përbëjnë përqindjen më të lartë të numrit të përgjithshëm të trafikantëve të drogës.

Sipas kolonel Demirajt, pavaresisht përpjekjeve të dështuara të qeverise për ta paraqitur situatën e mbjedhjeve me kanabis dhe luftën kundër trafikimit të drogës jashtë vendit si prioritet, fushat e mbjella me malësinë e Krujës, Dukagjin, Tepelenë, Vlorë, Mirditë, etj dhe raportet e agjensive ndërkombetare që merren me luftën kundër drogës raportojnë me fakte të kundërten.

“Tashmë nuk ështe ndonjë lajm i ri për shqiptaret, sidomos gjatë fushatave elektorale, Rilindasit dhe grupet e trafikut të drogës në mbarë Shqiperine kanë gjithmonë “mirëkuptimin” për të bashkepunuar ngushtësisht me njëra tjetrën, me qëllim që njera pale mos ti shqetësojë dhe tjetra të grumbullojë sa më shumë vota.

Këtë e konfirmon dhe raporti i Drejtorise italiane te Antidroges, ku sipas tyre viti 2018 konsiderohet si viti me sekuestrimin rekord të drogës që prej 1985. Shqiptarët e arrestuar sipas këtij raporti përbëjnë përqindjen më të lartë të numrit të përgjithshëm të trafikantëve të drogës, ndërkohë që Shqipëria mbetet kanali kryesor i transportit të marijuanës përmes detit Adriatik drejt Italisë.

Pjesa më e madhe e sasisë së marijuanës së sekuestruar në Itali më 2018 është transportuar nga Shqipëria përmes rrugëve të ndryshme e kryesisht detare. Antidroga italiane ka sekuestruar gjithsej 14.258 kg marijuanë më 2018.

“Shqipëria thuhet në këtë raporti është kanali kryesor furnizues për Italinë e vendi i origjinës i sasisë më të madhe të marijuanës së sekuestruar gjatë këtij viti.. Sasia e së sekuestruar nga Shqipëria është rreth 6.313 kg.”

Sipas antidrogës italiane organizatat kriminale shqiptare kanë regjistruar gjatë viteve të fundit një përfshirje të gjerë në magazinimin e kokainës në portet holandeze e belge e cila përdoret më pas për llogari të grupeve të trafikantëve të drogës në Europë. Grupet kriminale shqiptare trafikojnë kokainë nga Spanja e Holanda duke e shpërndarë më pas në të gjithë territorin italian.

Grupet kriminale shqiptare, thuhet në raportin italian, janë të përfshira dhe në trafikun e heroinës e cila në Itali kontrollohet nga mafia napoletane Camorra në bashkëpunim kryesisht me trafikantë shqiptarë”, shprehet ish-ministri Demiraj.