Ramsey prezantohet: Kur më kërkoi Juventusi nuk e mendova dy herë

Aaron Ramsey ka më shumë se një muaj që është bërë pjesë e Juventusit, por mesfushori uellsian vetëm ditën e sotme ka bërë prezantimin zyrtar. Ish-ylli i Arsenalit është shprehur se nuk kishte aspak dyshime për të ardhmen e tij kur mori ftesën nga ekipi torinez.

“Kur kuptova që Juventusi ishte e interesuar për mua, nuk e mendova dy herë, ështrë një nga klubet më të mëdha në botë. Është bukur të luash në nivele të tilla të larta. Gjithashtu është edhe një sfidë për mua, një eksperiencë e re, një tjetër stil jetë, jam i përgatitur dhe e di se do të jetë e vështirë.

Ekipi më ka pritur shumë mirë, ashtu si edhe drejtuesit. Kam folur disa herë me trajnerin, është njeri i thjeshtë për të folur, gjë që më pëlqen shumë. Mezi po pres për të nisur punën me pjesën tjetër të ekipit. Te Juventusi duam të arrijmë disa objektiva de unë do mundohem që të jap kontributin tim.

Po kaloj një dëmtim, por po bëj progres. Po punoj ditë pas dite për të rikuperuar formën fizike, por do të marrim një vendim në ditët në vijim. Nuk është vendosur ende, por kam besim se do të rikuperohem shpejt”, deklaroi Ramsey. Uellsiani do të mbajë të veshur mbi shpinë fanellën me numrin 8, me të cilin pozoi në fund të konferencës me drejtorin, Fabio Paratici. /R.Lika-Koha Jone/