Pompat e naftës me PPP, pritet tjetër rritje e çmimit të karburanteve

Në shpërfillje të vendimit të Gjykatës Administrative, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka dhënë me koncesion shërbimin e kontrollit të pompave të karburantit. Edhe pse gjykata kishte kërkuar ndryshimin e kritereve të koncesionit me vlerë 70 milionë euro, të hënën dikasteri i drejtuar nga balluku ka shpallur firmën fituese. 

Ministrja Belinda Balluku refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Administrative, duke vendosur të japë me koncension shërbimin për kontrollin e pompave të karburantit.

Më herët, togat e zeza kanë vendosur që ministria e Financave të ndryshojë kriteret e tenderit për koncesionin prej miliona eurosh, por ky urdhër nuk është zbatuar. Të hënën është shpallur fituese e koncesionit pikërisht kompania, e cila kishte kërkuar marrjen e këtij shërbimi, NOA Control. Kjo kompani ka përfituar koncesionin 20 vjeçar me një vlerë investimi prej 70 milionë lekësh ndërsa pritet që të gjenerojë 50-60 milionë euro të ardhura.

Operatorët të cilët e kanë kundërshtuar edhe më herët këtë koncesion që sipas tyre i takon shtetit, kanë argumentuar se kjo do të përkthehet në kosto shtesë për konsumatorët dhe do të sillte amulli në treg.

Aktualisht kontrolli i pompave në stacionet e karburanteve kryhet nga drejtoria e metrologjisë, dhe të ardhurat nga ky shërbimin 2-3 milionë euro në vit përbëjnë buxhetin kryesor të kësaj agjencie.

Ndërkohë, ditët e fundit qeveria ka ndërmarrë edhe një tjetër nismë fundit ligjore për krijimin e Agjencisë së Rezervave të Sigurisë së Karburanteve që pritet të çojë në rritjen drejtpërdrejtë të çmimeve. Nëse ky ligj hyn në fuqi atëherë çmimi i naftës do të rritet me të paktën 20 lekë për litër.

/Ora News