Partizani udhëton me një charter super luksoz për në Baku (VIDEO)

Partizani do të tentojë kualifikimin në Azerbajxhan ditën e mërkurë përballë Qarabag-ut, pas barazimit pa gola në shtëpi. Në kampin e kuq janë optimist dhe besojnë te një rezultat pozitiv, i cili do mund t’iu siguronte kalimin në turnin e dytë “demave të kuq”.

 

Drejtuesit e kuq, janë përpjekur t’iu sigurojnë një udhëtim sa më komod skuadrës, duke shmangur tranzitet në aeroport, teksa i kanë venë në dispozicion lojtarëve dhe stafit një avion Charter superluksoz të kompanisë Klas Jet. Avioni i tipit Boeing 737-500 ka vetëm 52 ndenjëse dhe përdoret për fluturime të gjata.

Related image