Neymarit i vjedhin intervistën në Brazil, kishte detaje për të ardhmen

Një histori spiunazhi qarkullon së fundmi në lidhje me brazilianin Neymar. Ylli i PSG dha një intervistë së fundmi për “Uol Esporte”, e cila duhet të trametohej sot, por ajo është vjedhur.

Pasi u njoftua se do të pritej në pjesë të shkurtra, duke ngjallur shpresë dhe kureshtje të madhe, pasi mund të zbulonte detaje të rëndësishme për të ardhmen e tij. Sipas televizionit amerikano-jugor, kaseta që ndodhej në makinën e gazetarit Paulo Vergueiro është vjedhur nga pjesa e bagazhit.

Kjo histori shton edhe më shumë dyshimet se Neymar dëshiron me çdo kusht që të largohet, por nuk po gjen gjuhë e përbashkët me PSG, që nuk e lejon. /Koha Jone/