Neymar rikthehet në stërvitje te PSG, Leonardo shfaqet i tërbuar

Neymar është shfaqur në stërvitjen e PSG-së pas shumë problemeve me klubin parizien. Ai ka mbërritur në ambientet stërvitore të klubit ku do të ketë një takim me drejtuesit për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e tij.

Braziliani do të takojë Leonardon për të mësuar diçka më shumë në lidhje me situatën ku ndodhet. Sulmuesi e ka shprehur se do të bashkohet me ish-klubin e tij.

Kamerat kanë fiksuar portretin e Leonardos kur është shfaqur në qendrën stërvitore. Zyrtari i francezëve kuptohet se nuk është aspak i lumtur për situatën ku ndodhet dhe bashkëbisedimin që do të ketë me bashkëkombësin e tij.