Ndahet nga jeta kryetarja e FRESH në Tiranë (Foto)

Ndahet nga jeta në lule të rinisë aktivistja e PS, saktësisht kryetarja e FRESH Njësia 6 Rajselda Hamza.

Lajmin e kanë bërë me dije miq e shokë të saj në rrjetet sociale.

“Njesia Administrative Nr.6 i shpreh ngushellime familjes Hamza per humbjen e njeriut te shtrenjte. U prefsh ne paqe Rajselda !”

Ndër ta edhe Eljo Hysko, ish kreu i FRESSH, aktualisht deputet i Partisë Socialistë i cili ka publikuar një foto me vajzën e ndarë nga jeta dhe shkruan i prekur: “Ende nuk e besoj dot që kjo është e vërtet! U largove shumë herët e mira Rajs! Paqja qoftë me ty!”.

Nuk dihet me saktësi se cila ka qenë arsyeja e ndarjes nga jeta parakohe të aktivistes socialiste në Tiranë.

Përcjellja e saj për në banesën e fundit do të bëhet sot, e hënë, 15 korrik.