Meta kthen ligjin për rezervat materiale të shtetit, Bushati mbetet pa fjalë

Presidenti Ilir Meta ka kthyer ligjin e qeverisë për “ndryshime në rezervat materiale të shtetit”, vendim të cilin e ka argumentuar edhe me baza ligjore.

Lidhur me këtë kthim në studion e lajmeve në RTV Ora, deputeti socialist Ervin Bushati nuk ka dhënë asnjë mendim, pasi kthimi i këtij ligji e ka kapur në befasi, duke mos dhënë asnjë mendim.

Ervin Bushati: Presidenti ka thyer 13, 14 ligje në mos gaboj në përgjithësi, por nuk e di opinionin dhe nuk jam i qartë në këtë pikë. Duhet ta shoh tamam. Nuk jam i përgatitur të përgjigjem për këtë.

/Ora News