Lleshaj kërcënon opozitën: Urojmë që kryebashkiaktët e saj të mos çmenden

Në një takim me prefektët, Ministri i Brendshëm Sandër LLeshaj komentoi deklaratat e kryebashkiakëve të djathtë, të cilët janë shprehur se nuk do të lirojnë zyrat e tyre, për t’i lënë vendin të zgjedhurve vendorë më 30 qershor.

“Urojmë askush të mos cmendet dhe të mos kemi situata të tilla. Mandati i të zgjedhurve vendorë është i përcaktuar qartë, 4-vjecar. Më 30 qershor ka ndodhur zgjedhje në Shqipëri, të certifikuara nga autoritetet përkatëse. Uroj të mos kemi situata të kësaj natyre, ku njerëz të caktuar të mos dalin nga binarët shtetërore” -u shpreh Lleshaj.

Lleshaj kërkoi sakaq nga prefektët që të kujdesen për procesin e lënies së detyrës nga kryebashkiakët aktualë, dhe marrjen në dorëzim nga drejtuesit e rinj vendorë.

“Të përcillen mesazhet e duhura, ndaj qytetarëve, dorëzimi dhe marrja e detyrës do të kryhet me akte. Të pasqyrojnë si është gjendja e problematika, detyra që duhen mbajtur në konsideratë nga kryetarët e rinj. Duhet të realizohet kjo gjë. Akte dorëzimi dhe marrje e detyrës nga të gjitha bashkitë. Nuk mund të presim perfeksion në këtë punë, por qëllimi do të jetë ky. Nëse do të ketë nga ata që se kuptojnë është tjetër gjë. Por nga prefektët duhet të ushtrohet mundësia e një tranzicioni të dorëzimit të detyrës”- theksoi Lleshaj.