Liverpool bën gati ofertën për të rikthyer Coutinhon

Skuadra e Liverpool-it duke se është e gatshme për të rikthyer sërish në ekip sulmuesin brazilian Filippe Coutinho. “The Reds” kanë paraqitur edhe një ofertë prej 100 milionë eurosh për të bindur drejtuesit blaugrana për ta lënë të lirë.

Barcelona nuk dëshiron të heqë dorë nga Coutinho, ndaj ka kthyer përgjigje që është gati ta lërë të lirë lojtarin, por në formë huazimi për një vit. Sipas “Liverpool Echo”, Barcelona nuk dëshiron të dalë e humbur financiarisht nga shitja e lojtarit, që e bleu për 142 milionë stërlinash.

Për këtë arsye, skuadra katalanase është e pavendosur nëse ta shesë lojtarin, pasi do të varet shumë edhe nga transferimi i mundshëm i Neymarit në “Camp Nou”.