Komisioni Hetimor vendos të pyesë edhe “Venecian” për Presidentin

Me 9 vota pro Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit miraton kërkesën e anëtares Klotilda Bushka për marrjen e një opinioni nga Komisioni Venecias për shkeljet kushtetuese të presidentit

Më herët në mbledhje nënkryetari i komisionit demokrati Alban Zeneli kërkoi ekspertë të huaj. Edhe kjo kërkesë u miratua me konsensus. Komisioni hetimor aprovoi planin paraprak të veprimit dhe rregulloren me 9 vota pro.

Hetimi ndaj kreut të shtetit është kundërshtuar nga opozita reale.