Irina Shayk: Nuk dua të dukem perfekte

Irina Shayk nuk dëshiron të duket “e përsosur” gjatë gjithë kohës.

Modelja 33-vjeçare njihet për bukurinë e saj të jashtëzakonshme dhe ka një trup për tu pasur zili. Por ylli rus zbuloi se ka edhe ditë të këqija të lëkurës dhe flokëve të saj si gjithë të tjerët.

Ndërsa u shpreh se nuk ka nevojë të duket gjithmonë në formë të mirë.

“Nuk jam nga ato lloj modelesh që ulet aty dhe dëshiron të jetë perfekte. Nuk jam perfekte. Kam ditë të këqija të lëkurës dhe flokëve të mi. Ndonjëherë nuk dukem si modele. Jam një qenie e vërtetë njerëzore,”-tha Irina. “Nuk jam ai lloj personi që dëshiron të duket bukur. Mendova se do bëhesha mësuese, ose diçka e lidhur me pianon sepse shkova në shkollë muzike për 7 vite. Me të vërtetë nuk e kisha në plan.”

Supermodelja është nënë e një vajze 2-vjeçare Lea De Seine me ish partnerin Bradley Cooper.

Asaj i pëlqen që të ketë nën kontroll jetën e saj dhe nuk ka asistente që planifikon çdo gjë për të.

“Njerëzit mendojnë se kam një ekip prej 20 personash. Por do më bënte nervoze nëse dikush do më ndihmonte. Nuk më pëlqen të më ndihmojnë. Më pëlqen që gjithçka të jetë në vendin e vet. Në shtëpinë time gjithçka është e përsosur. Nëse kam nevojë për të vënë një gozhdë në mur ose për të lëvizur një divan, mund ta bëj vetë,”-shtoi ajo.

Zeshkanja tha se ndihet mirë me trupin e saj dhe se nuk ka lejuar kurrë dikë ti tregojë sesi duhet ta jetonte jetën e saj gjatë ngritjes në karrierën e modelimit.