Hidhet nga kati i 5 një person në Kinostudio, gjen vdekjen e menjëhershme

Një person identiteti dhe mosha e të cilit ende nuk bëhet e ditur, është hedhur ditën e sotme një kati i pestë i një pallati.

Sipas informacioneve pallati ndodhet në zonën  e Kinostudios. Personi i cili është hedhur nga ballkoni i pallatit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, duke bërë kështu të pamundur dhënien e ndihmës së shpejt.

Mendohet që viktima ka qënë në gjendje depresioni.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhen e plotë të shkaqeve.