Gerrard del hapur: Grezda të gjejë skuadër të re

Eros Grezda nuk bën pjesë në planet e skuadrës së Rangers-it për sezonin e ri. Trajneri Steven Gerrard i ka kërkuar që të gjejë ekip të ri duke ja bërë të qartë që nuk do të ketë hapësira për të.

Legjenda angleze e ka deklaruar se java e ardhshme do të jetë vendimtare, pasi disa nga futbollistët do të largohen nga ekipi.

“Në javët e ardhshme, shpresojmë të largojmë disa futbollistë. Është shumë e vështirë të plotësojmë ambicien e secilit për minutat e lojës, pasi të gjithë duan të luajnë si titullarë dhe është e vështirë.

Nëse ka një interesim konkret që i përshtatet lojtarëve dhe klubit atëherë unë do të respektoj”, deklaroi Gerrard.