Dylgjeri për foton e Edi Ramës me viçin

Ylli Dylgjeri, që nuk rri pa thumbuar kryeministrin Rama, pasi ka parë foton e kryeministrit me një viç, ka postuar një poezi të Dritero Agollit për t’ia përshtatur fotos së viçit dhe Ramës.

Dritëro Agolli

Tani dhe Larani

Në një fshat ku bredh mbi male
Hëna natën si ogiç
Mama Klara lindi djalë,
Mama Lara polli viç.
Çdo mama e mburr të birë
Dhe nga gazi s’mbahet dot;
Mama Lara qesh me brirë,
Mama Klara qesh me lot.
Djali emrin e ka Tani,
Viçi emrin thjesht Laran,
Edhe Tani dhe Larani
S’blejnë qumësht në dyqan;
Se mamatë kanë gjinjtë,
Dy burime pa shterrim;
Gjinjët rrjedhin në turinjtë,
Kur i thithin me përtim.
Mituarkët hapin gojën
Dhe secili vetëm pi;
Dhe një lloj e kanë bojën
Të dy qumështet në gji;
Veç se njërin e bën Lara,
Kurse tjetrin teta Klara!