“Duhet pashaportizim për Tironë”, përdhosën bustin e Françesk Radit, reagon ashpër kantautori

Së fundmi në rrjet është shpërndarë një video e disa të rinjëve që nga krodrate Liqenit Artificial janë munduar të përdhosin bustin e artistit të madh Françesk Radi.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar ashpër kantautori Elton Deda.

Ndër të tjera ai shkruan:

Ndyresira!

 Duhet pashaportizim per Tirone!

Vetem riedukimi ju ben derman.

 Ndyresira si ju na ben te na marre malli per kohen e qoftelargut!”, shkruan Deda.

Françesk Radi është i mirënjohur për publikun shqiptare jo vetëm si këngëtar, por edhe si kompozitor dhe instrumentist.

Ai i përket brezit të arstistëve të viteve ’70 të cilët në kundërshtim me dogmat e regjimit komunist u përpoqën të sillnin një erë të re në muzikën e lehtë shqiptare, veçanërisht pop-rrokut.

Dy këngët që e bënë atë të njohur për dashamirësit e muzikës ishin “Adresa” dhe “Biçikleta”. Me zërin e tij të veçante Radi u bë pjesëmarrës i shumë festivaleve të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, përfshi këtu edhe Festivalin e 11-të në vitin 1972, ku interpretoi këngën “Kur dëgjojmë zëra nga bota”.