Bluza e palestrës së Princeshë Dianës shitet për një vlerë marramendëse

Edhe pse ka ndërruar jetë prej disa vitesh, Princeshë Diana vazhdon të komentohet gjerësisht në media. Duket se ajo ka lënë shenja të forta në jetën e publikut, ndaj interesi për të vazhdon të mbetet shumë i lartë.

Së fundmi, një bluzë sportive e saj u shit për plot 53.532 dollarë në një ankand në Boston. Bëhet fjalë për një bluzë të cilën princeshë Diana e vishte rregullisht në palestër në mënyrë që të mos i kushtonin më rëndësi dhe paparacët të ndalonin fotot.

Para se të ndërronte jetë ajo ia kishte dhuruar bluzen sportive instruktores së palestrës së bashku me një shkrim të shkurtër. Ish-instruktorja tha se bluzja nuk është larë asnjëherë dhe të ardhurat e fituara do të shkojnë për bamirësi.

Kjo nuk është hera e parë që veshje, sende apo aksesorë të princeshës shiten në ankand me vlera marramendëse.