Bëri foto përvëluese, shqiptarja kujtohet për të atin: Babi do më vrasë

VIP-at shqiptarë vijojnë të provokojnë me fotot dhe imazhet që publikojnë herë pas here në vende të ndryshme, veçanërisht tani që është verë.

Këtë herë, ajo që ka joshur dhe ndoshta ka bërë për vete shumë meshkuj e femra me disa pamje tepër të nxehta, është Isida Mollaymeri.

Balerina e talentuar shqiptare është shfaqur në buzë të një pishine, teksa ka realizuar foto mjaft artistike në pozicione që pa dyshim ngjallin epshet mashkullore.

Herë është fotografuar e vetme, e herë në bashkëpunim me partnerin e saj në art, teksa performojnë pranë ujit.

Ajo që bie në sy, është shkrimi i Isidës përbri fotove.

Isida kujtohet për të atin teksa publikon imazhet dhe thotë se i ati do ta vrasë, në mënyrë figurative.

Balerina shkruan:

E di që babi do më vrasë sapo ta shohë këtë”.