Befasojnë Beyonce e Jay Z, ja ç’ndodhi në takimin me çiftin mbretëror

Beyonce dhe Jay Z janë një nga çiftet më të dashura dhe më të famshëm të showbizz-it botëror.

Ata morën pjesë në premierën e filmit “The Lion King”, i cili “pushtoi” kinematë në mbarë globin.

Por kur flasim për “rregulla”, duket se çifti i këngëtarëve, nuk i njohin ato.

Po çfarë ndodhi më konkretisht në premierë?

Dy këngëtarët u paraqitën në premierën e mbajtur në sheshin e Leicester, fill pas ardhjes së Princ Harry dhe Meghan Markle, duke bërë që emri i tyre të brohoritej më tepër në skenë se i Dukës dhe Dukeshës.

Sipas protokollit zyrtar mbretëror, një veprim i tillë konsiderohet shkelje dhe cënim sigurie.

Nuk dihet nëse ishte i qëllimshëm apo jo, por ky  gjesti arriti të bëjë mjaft bujë në mediat rozë.

Më pas dy çiftet janë takuar, duke u shfaqur mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Ajo që vihet re është pamja e tyre terësisht e kuruar, që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së fansave.