Asani: Shanset 50 me 50, ja si do ta sulmojmë me Qarabag-un

Partizani do të udhëtojë për në Baku me vetëdijen se përballë ka një kundërshtar ekspert në nivele të tilla. Jasir Asani ishte një nga më të mirët në duelin e parë të mbyllur pa gola, është shfaqur i gatshëm për një rezultat pozitiv edhe në Azerbajxhan.

“Po përgatitemi çdo ditë për ndeshjen e kthimit, sepse na pret një përballje shumë e vështirë atje, por besoj se me ndihmën e stafit do të japim maksimumin që t’ia dalim. Ata kanë një ekip super, ndaj në minutat e para duhet t’i presim, për t’i sulmuar me kundërsulme. Unë mendoj se shanset e kualifikimit janë 50 me 50. Edhe ne kemi skuadër shumë të mirë dhe po dhanë të gjithë lojtarët maksimumin besoj se do t’ia dalim”, deklaroi Asani.

Gol dhe kualifikim, kjo nuk ka rëndësi për 22-vjeçarin, e vetmja gjë që ka vlerë është kalimi i raundit, ndërsa e ardhmja nuk është një diskutim që i përket aktualitetit.

“Duam fitore, nuk ka shumë rëndësi se kush do ta shënojë golin. A ardhmja? Tani për tani mendoj vetëm për këtë ndeshje”.